Aktualitet

Basha i kthehet Ramës për raportin e OECD: Duhet të largohesh

Shkruar nga Liberale
Basha i kthehet Ramës për raportin e OECD: Duhet të largohesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e OECD, që theksonte se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, lideri demokrat thekson se sot Rama u përpoq që të fajësonte të tjerët për dështimet e tij. Sipas Bashës, Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

MESAZHI I BASHES

Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH