Aktualitet

Basha i kërkoi anulimin e koncesionit, ja si përgjigjet Rama

Shkruar nga Liberale
Basha i kërkoi anulimin e koncesionit, ja si përgjigjet Rama

Kryeminsitri Edi Rama iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë në "Ora News", ku tha se propozimet e tij janë një këngë e krijuar nga opozita për të ngatërruar njerëz.

"Nuk i përgjigjem fare, pasi nuk kam kohë për të humbur, duke u përgjigjur gjithmonë për të njëjtat gjëra që janë kënga e pambarim e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër se të përsëritur këngën e vet. Është një këngë e krijuar për të ngatërruar njerëzit. Për të krijuar idenë që ndërsa ata vuajnë, ne po merremi me para që nuk dihet se kush shkojnë, është një këngë që e neveris, nuk kam ca përgjigje që ti jap, pasi unë këtu nuk këndoj, por komunikoj me fakte dhe argumente. Jam i shqetësuar që ta fitojmë këtë luftë me sa më pak viktima dhe të mbroj të gjithë shqiptarët, ata që nuk më duan, ata që më shajnë dhe në fund të shpëtojmë jetë njerëzish", tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH