Politikë

Basha, i ftuar në selinë e KE-së në Strasburg, si kryetar i PD-së?

Shkruar nga Liberale

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në selinë e Këshillit të Europës në Strasburg, ku edhe ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Basha duket se njihet “de juro” ende nga perëndimorët, si kryetar i opozitës, ndonëse është dorëhequr nga ky post.

A është ky një sinjal rikthimi i tij, para zgjedhjeve lokale? Gjithsesi, Basha ka ndarë një foto me Konjufcën nga takimi në Strazburg dhe ka vlerësuar rolin e SHBA-së dhe të Perëndimorëve në rajon.

“Kënaqësi të takohesha me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe veçanërisht në kuadër te Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, për hapat, bashkëpunimin dhe koordinimin për anëtarësimin në këtë institucion”, theksoi basha.

“Mirënjohje miqve dhe partnerëve europianë dhe amerikanë për vëmendjen e shtuar, për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën anëtare të NATO-s, dhe BE është investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore”, u shpreh Lulzim Basha. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH