Aktualitet

Basha homazhe për nënkomisarin Hoxha: Do bëjmë gjithçka për t’i kthyer dinjitetin policisë

Shkruar nga Liberale
Basha homazhe për nënkomisarin Hoxha: Do bëjmë

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi sot homazhe në nder të nënkomasarit Saimir Hoxha i vrarë një ditë më parë në Lezhë. Në një prononcim për mediat Basha tha se nuk është dita për të treguar gishtin e përgjegjësisë, por shtoi se Partia Demokratike do të punojnë për të rikthyer në vend dinjitetin e humbur të policëve Shqipëri.

“Jam këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës. Bashkë me lutjet e mia, bashkëpunëtorëve e kolëëve që shpirti i tij të prehet në paqe, dhe që Zoti t’i lehtësojë dhimbjen e padurueshme bashkëshortes, prindërve e familjarëve të tij. Jam këtu për të shprehur solidaritetin e mbështetjen për vëllezërit e motrat me uniformë të Saimir Hoxhës që përballen ditë për ditë me luftën kundër krimit.

Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjet e tyre për braktisjen e poshtërimin që ndjejnë e ndjej përditë dhe se unë e PD do bëjmë gjithcka që sakrificën e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë, hapi i parë do të jetë një qeveri në mbështetje të tyre” u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH