Aktualitet

Basha hedh poshtë zërat mbi kandidatët e tjerë: Janë thashetheme

Shkruar nga Liberale
Basha hedh poshtë zërat mbi kandidatët e tjerë: Janë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë në garë që të promovohen në poste të ndryshme në parti.

"Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë", tha Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH