Aktualitet

Basha hedh firmën e parë! Ja kush do të jetë zëdhënësja e Partisë Demokratike

Shkruar nga Liberale
Basha hedh firmën e parë! Ja kush do të jetë

Mirela Çërraga Karabina do të jetë zëdhënësja e Partisë Demokratike. Ky është vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha të cilin e ka bërë të ditur vetë Karabina në një postim në “Facebook”, ku shpreh dhe falënderimin e saj.

“Një falënderim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Enkelejd Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së për vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.

Në rrugëtimin tim profesional në fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga përgjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision”, shprehet ajo.

“Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shërben interesave të qytetarëve, për një Shqipëri të mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinë. Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundësi kthehet në realitet”, deklaron më tej Karabina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH