Aktualitet

Basha flet për partinë e re të Jozefina Topallit

Shkruar nga Liberale
Basha flet për partinë e re të Jozefina Topallit

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në emisionin “Kjo Javë” në News24, për partinë e re të Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim”, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo. Berisha ka shtuar më tej, se Basha po e udhëheq PD-në drejt fitores dhe se do ta dërgojë Ramën në qeli.

"Topalli dhe cilido është ilirë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë. Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD", deklaroi Berisha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH