Aktualitet

Basha flet për marrëveshjen e 18 majit: U shfrytëzua vullneti ynë...

Shkruar nga Liberale
Basha flet për marrëveshjen e 18 majit: U shfrytëzua vullneti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pyetjes së gazetares Olta Blaceri se a është i gatshëm të ulet në një tryezë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën për të zgjidhur krizën, iu përgjigj se nuk e ka përjashtuar asnjëherë dialogun.

Pyetje: Ju përfaqësoni interesat e qytetarëve që besojnë tek opozita, z. Rama përfaqëson ka mbështetjen e socialistëve. A jeni gati ju të uleni me Kryetarin e Partisë Socialiste në një tryezë dialogu për t’i çelur rrugën zgjidhjes së krizës?

Lulzim Basha: Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda, pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesa tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH