Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit.
Basha shkruan në Twitter, se Berisha shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”, shkruan Basha.
Ish-kryeministri, Sali Berisha tha për gazetarët, se Basha po bën axhendën e shkruar nga kryeministri Edi Rama.
“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos.”, tha Berisha.
Kujtojmë se, dje pas shumë mungesë në politikë, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye në skenë.
Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 25, 2023