Aktualitet

Basha: Do të luftojmë edhe korrupsionin e ish-qeverisjes së PD

Shkruar nga Liberale
Basha: Do të luftojmë edhe korrupsionin e ish-qeverisjes së PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha këtë mbajti këtë të mërkurë një konferencë për mediat, ku foli për korrupsionin e qeverisë dhe aferën e inceneratorëve.

Ai tha se PD e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku dhe kërkoi që afera e inceneratorëve të mos ndalet vetëm me arrestimin e Lefter Kokës.

Basha tha se edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion dhe se partia e tij është e vendosur që ta luftojë edhe atë.

“Natyrisht do të donim dhe presim jo vetëm ne si opozitë, por të gjithë shqiptarët që kjo goditje të jetë e plotë dhe e vërtetë dhe të mos mjaftohet me “koka turku”. Lefter Koka nuk është thjesht një “kokë turku”, sepse është ministër i qeverisë Rama, por Lefter Koka nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës. Lefter Koka nuk mund të mblidhte të gjithë grupin parlamentar të PS me në krye Edi Ramën tek skena e krimit që ka sekuestruar prokuroria që është landflilli dhe incenetarori i Elbasanit. E mbani mend apo jo?

Së katërti, edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion: Jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët pa patur një luftë pa kompromis dhe pa ngjyra politike kundër korrupsionit në nivele të larta. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sepse sa herë që kemi dalë në denoncime, propaganda e kundërshtari, por jo vetëm edhe qytetarët kanë folur për korrupsionit të ish-qeverisjes sot e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe të zgjedhim të ardhmen që vetëm PD mund ta sjellë për shqiptarët”, tha Basha!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH