Aktualitet

Basha dhe aleatët pranojnë ftesën e Metës, ja kur do të takohen

Shkruar nga Liberale
Basha dhe aleatët pranojnë ftesën e Metës, ja kur do të

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë pranuar ftesën e Metës për të realizuar një takim lidhur me krizën politike në vend.

Sipas ABC News, takimi do të zhvillohet të hënën, ndërsa ende nuk është caktuar ora dhe po dakordësohet mes kabineteve për këtë.

Ditën  e shtunë, presidenti Meta I dërgoi një letër kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij, për të realizuar një takim, marrë shkas edhe nga situate me Gjykatën Kushtetuese.

 “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhej në letrën e Metës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH