Aktualitet

Basha citon McAllister: Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut...

Shkruar nga Liberale
Basha citon McAllister: Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka cituar eurodeputetin David McAllister për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një reagim, Basha thotë se "hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë".

"Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.

Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve", shprehet Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH