Aktualitet

Basha: Bonus 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët

               Publikuar në : 21:26 - 01/10/20 liberale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisonin “Çim Peka Live”s hpjegoi propozimet që ka bërë opozita për qeverinë dhe planin me 5 pika për të përballuar situatën e vështirë ekonomike që ka shkaktuar pandemia tek qytetarët shqiptarë.

Që të parandalojmë një rënie të dytë në greminë dhe kemi propozuar një plan realist që po të ishim sot në krye të vendit do e aplikonim. Kosto totale e planit tonë për 6 muaj është 312 milionë euro, gjithcka është e kostuar, që ndahen në 6 muaj, 3 muaj të këtij viti e 3 muaj të vitit të ardhshëm.

Pas 25 prillit kemi plan për të përballur dhe me pandeminë dhe për ringritjen ekonomikë për gjithë vendin, pavarësisht pandemisë.

Nga buxheti, shpenzimet qeverisë, të ardhurat e borxhet janë 4.5 mld euro në vit.

Ne propozojmë që qeveia të rialokojë mesatarisht 51 mln euro për 3 muajt e këtij viti dhe për 3 muajt e parë të vitit tjetër, 156 mln euro rialokim brenda një buxheti 4.5 mld.

Po kërkojmë rialokim 3% të buxhetit. Plan me përgjegjësi për ta zbatuar sikur do ishi. vetë në qeverisje. Njerëzit e presin përgjigjet sot, ky i thotë prisni pas prillit se do ju rris rrogat e heq taksat. Kërkoj që këto 5 pika ti marrë e ti zbatojë” 

Basha propozoi ndër të tjera “çek mujor prej 16 mijë lekë në muaj shtese për papunësisë, krijimin e Fondit te Punësimit dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike, çek mujor prej 2 mijë lekë në muaj për per pensionistet, 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv. Bonus 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm. Rritje e testimeve në 2500 në ditë, rimbursim i mjekimit ambulator kundër COVID”.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back