Aktualitet

Basha: Berisha s’e ka luftën me mua dhe demokratët, por me SHBA-të

Shkruar nga Liberale
Basha: Berisha s’e ka luftën me mua dhe demokratët, por me

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Sali Berisha po hakmerret ndaj tij pas vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentare, ndërsa shtoi se ish-kryeministri po përdor këtë parti për t’u mbrojtur nga SHBA-të.

Në një intervistë në ‘News24’ lideri demokrat tha se askush nuk mund të fshihet pas PD-së dhe të dëmtojë këtë parti për interesa personale.

"E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimet të Berishës nga grupi parlamentar. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë. Ai se ka luftën me mua as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai. Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta.

Ky është qëndrimi statutor i PD. Kjo ka qenë edhe kur Berisha ishte kryetar i PD. Nuk është detyrimi im si kryetar i zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’. Ky është detyrim i çdo demokrati që mos të lejojë që PD të përdoret si mburojë për të cilit të fshihet kush është shpallur non-grata. Ai po përdor PD, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve. Unë dua t’jua them fare qartë se do të merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD mos të kthehet në një bunker të interesave personale as të Berishës, as dikujt tjetër. Por do të vazhdojë të jetë alternativa e vetme e shqiptarëve ndaj këtij regjimi dhe pro SHBA-ve", tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH