Aktualitet

Basha apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet

               Publikuar në : 11:27 - 23/02/20 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën apel qeverisë që të nisë menjëherë kontrollet në pikat e kalimit kufitar pas alarmit për koronavirusin në shtetin fqinj, Itali.

Basha thotë se çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura.

Postimi i plotë i Bashës:

Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back