Aktualitet

Basha akuza Ramës: Ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri, atë me..

Shkruar nga Liberale

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas Forumit Ekonomik në Tiranë me pjesmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ku u fol për klimën e biznesit në Shqipëri.

Basha ka publikuar një pjesë të raportit të “Doing Business 2020”, ku Shqipëria dhe Bosnja renditen të fundit në Europë për klimën e biznesit.

Më tej, kreu i PD-së shkruan se i vetmi biznes që ka fuqizuar Edi Rama në Shqipëri, është ai që ka në bashkëpunim me personat e inkriminar dhe oligarkët.

"Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij", shkruan Basha në Twitter./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH