Aktualitet

Basha: 7 vite premtime të pambajtura, a ia vë më njeri veshin Ramës?

Shkruar nga Liberale
Basha: 7 vite premtime të pambajtura, a ia vë më njeri veshin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një shënimi në Twitter ka thumbur kryeministrin Edi Rama, sa i përket qeverisjes së tij.

Basha thotë se nëse ato premtime që ka bërë të ishin bërë realitet, Shqipëria nuk do ishte sot në këtë gjendje.

"Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?", shkruan Basha.

Reagimi i krydemokratit, vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh se rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit, ndërsa programet e nxitjes së punësimit i vijnë në ndihmë atyre që janë prekur nga Covid.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH