Politike

Basha: 10 mijë studentëve më të mirë do t’u paguajmë 1 vit stazh

               Publikuar në : 19:00 - 08/11/19 liberale

Në vazhdën e takimeve të “Rrugëtimit për Shqipërinë”, Lulzim Basha ishte sot në Krujë ku i premtoi të rinjve se 10 mijë studentët më të mirë do të përfitojnë 1 vit stazh të paguar pasi të mbarojnë studimet.

Kreu demokrat u ndal në fjalën e tij tek sistemi nga dalin propozimet për deputet dhe tha se këta të fundit “të zgjidhen vetëm pas një konsultimi publik”.

“Deputetët e ardhshëm do të zgjidhen vetëm pas një konsultimi publik. E rëndësishme është që atë që kemi shkruar ta bëjmë realitet, pasi problemi në Shqipëri është se ligjet janë të mira, por nuk zbatohen kurrë. Po të zbatohen rregullat, zgjedhjet do të ishin bërë të lira. Ne propozojmë garë, konkurrencë, kushte të mira, barazi. Gjithkush do të ketë mundësi të ndërtojë jetën e tij më mirë në vendin e vet. Duhet të bëjmë dy gjëra, e para të sigurojmë që rinia të dalë nga cikli arsimor e përgatitur për t’u futur në tregun e punës, dhe e dyta duhet t’iu krijojmë treg pune” tha Basha.

Ai deklaroi se synimi i qeverisë së tij do të jetë që paga minimale në Shqipëri të jetë deri në 1000 euro në muaj por kjo mund të arrihet vetëm përmes përgatitjes së rinisë theksoi ai.

“1000-1200-2000 euro do ta bëjmë paga minimale në Shqipëri, por për të shkuar këtu duhet të përgatisim rininë. Nuk jam në gjendje të premtoj Universitetin e Krujës, por programi ynë parashikon financim të mundshëm, në mënyrë që asnjë krutan apo krutane të mos mbetet pa arsimin e lartë, për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike. Në fund të shkollës, 10 mijë më të mirët do të marrim 1 vit stazh të paguar nga shteti dhe do synojmë të kapim deri në 90% punësim të të gjithë studentëve. Për ne prioritet numër një është arsimi i rinisë dhe punësimi i tyre”, deklaroi Basha.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *