Art & Kulturë

Bardhyli: Shtëpia e Kadaresë, histori e qëndresës ndaj diktaturës

               Publikuar në : 22:11 - 20/05/19 Liberale

Banesa që ndodhet në një prej pallateve me më tepër histori në kryeqytet, ku shkrimtari Ismail Kadare ka jetuar për rreth 15 vite dhe ka shkruar disa nga kryeveprat e tij, do të hapet për vizitorët pas pak ditësh.

Arkitektja Elisabetta Terragni bën guidën e parë dhe bashkë me drejtoren e UET PRESS Alda Bardhyli, rrëfejnë detaje nga jeta personale dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë.

Për Terragnin vizitorët do të kenë mundësi të ndihen jo vetëm pjesë e periudhës së viteve 1974-90, por edhe të zbulojnë më tepër nga krijimtaria e Ismail Kadaresë.

Botuesja Alda Bardhyli, e cila prej disa vitesh merret me studimin e jetës dhe krijmtarisë së Ismail Kadaresë, thekson se jetët e shkrimtarëve të përmasave të Kadaresë do të ngjallnin gjithmonë kureshtjen e lëxuesve, por edhe të studiuesve për veprat e tyre.

Bardhyli tregon se kjo shtëpi ku Kadareja ka jetuar prej gati 15 vitesh, përmban pothuajse gjithë historikun e letërsisë shqipe.

“Unë do doja ta shikoja këtë shtëpi ndryshe. Do doja ta shikoja në përmasën që Kadareja ka si shkrimtar në veçantinë e jetës së tij, pasi nëse shohim këtë periudhë 15-vjeçare të krijmtarisë së Kadaresë, shohim një shkrimtar të shqetësuar, pasi kanë qenë vitet e tij më të ashpëra në raport me regjimin e Enver Hoxhës. Kanë qenë vitet kur ai bëri vepra të rëndësishme, vepra që në temë mbajnë një lloj desidence që siç janë: “Kështjella”, “Pallati i Ëndrrave” apo “Dimri i vetmisë së madhe” që pothuajse është i shkruar në këto hapësira të banesës së tij. Do t’a quaja si një shtëpi të qëndresës ndaj diktaturës dhe si një shtëpi që do jetë gjtihmonë interesante për të kuptuar laboratorin krijues të këtyre veprave”,- tha Bardhyli.

E pyetur pse një shkrimtar si Kadare ka dy shtëpi muze, Bardhyli u shpreh se: Shqipëria do ti jetë gjithnjë borxh Kadaresë, për atë çfarë ai i dha përmes veprës së tij gjuhës e identitetit shqiptar. Kadare ka ndërtuar dy qytete letrare ne hapësirën e letërsisë botërore. Gjirokastrën si nje joshje e perhershme qe cdo lexues do të ketë nga leximi i Kronikës në gur dhe Tirana si qyteti i qëndresës së një shkrimtari ndaj diktaturës, apo si qyteti ku personifikohet më së miri përkufizimi i letërsisë që arrin të sfidojë sistemet”/ Gazeta Liberale

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *