Art & Kulturë

Bardhyli dhe Vehbiu: Dan Brown shkrimtar i keq, “të hidhet në kosh”

               Publikuar në : 12:06 - 12/04/19 Liberale

“Dan Brown është një shkrimtar shumë i keq”. Kështu e titullon shkrimin mbi librin e fundit të Dan Brown, “Origjina”, kritiku Matthew Walther.

Botuar në “Thw weeek.com”, ky është një ndër shkrimet që ka provokuar më shumë botën letrare, për vetë audiencën që ka një shkrimtar si Dan Brown.

Kritikja e librit Alda Bardhyli e ka postuar këtë shkrim në faqen e saj në Facebook, i cili është shoqëruar nga shumë komente. Ardian Vehbiu e quan këtë libër një nga thrilleret më të këqija që ka lexuar.

“Sa e vërtetë është kjo! Dhe “Origin” është roman pleh. Përfytyroni në restorant që të shesë – jo burger dhe patate te skuqura si McDonald’s, por letra higjienike të zhyera në lyrën e burgers dhe patateve të skuqura, që t’i thithin e t’i rrufitin klientët. Dhe teksti është kaq i keq, po KAQ I KEQ, sa lexuesi nuk ndalet dot, nga kurioziteti për të parë si ka arritur autori ta mbajë në këtë nivel. Unë e ndalova leximin 12 faqe para fundit. Dhashë dorëheqjen nga posti im në inspektoriatin e haleve. Besoj do të ishte mirë sikur libra të tillë të shiteshin me një paralajmërim të kobshëm në kopertinë, si paketat e cigareve: KUJDES! DEMTON TRURIN! E vetmja vlerë shëlbuese e këtij libri, është që shërben si argument se ka edhe libra FARE pa vlerë”, shkruan Vehbiu.

Më tej, Bardhyli shton se nëse do të vendosej një slogan i tillë, i bie që pjesa më e madhe e librave që botohen vitet e fundit do ta kishin në kopertinë, duke lënë të kuptohet për cilësinë e dobët që ka shoqëruar botimet këto vite.

“Origjina” është botuar në shqip nën përkthimin e Taqo Trajçe. Në qëndër të librit është historia e Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, i cili mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që “do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës”./ Gazeta Liberale

 

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *