Politikë

Bardhi zbulon njoftimin: Kuvendi ka anuluar përjashtimin e deputetëve opozitarë, do marrin pjesë në seancë

Shkruar nga Liberale
Bardhi zbulon njoftimin: Kuvendi ka anuluar përjashtimin e deputetëve

Deputetët e opozitës të përjashtuar nga Kuvendi do të mund të marrin pjesë në seancë.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai ka njoftuar kolegët e tij se ka marrë njoftim nga Kuvendi për pjesëmarrjen e 23 deputetëve të përjashtuar në seancë.

"Të nderuar kolegë,

Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, -mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Kujtojmë se në seancën e 19 Tetorit, deputetët e opozitës bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Fela vendosi shtyrjen e seancës, duke e ndërprerë.  Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë që  sipas tyre shkaktuan pengim të punimeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH