Aktualitet

Bardhi zbardh propozimin e Ramës: 40 deputetë me listë të hapur

Shkruar nga Liberale
Bardhi zbardh propozimin e Ramës: 40 deputetë me listë të

Opozita e bashkuar është shprehur se janë mbështetëse të hapjes me 100 % të listave dhe pa heqjen e koalicioneve.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se qëllimi i Edi Ramës nuk është hapja e listave por zhdukja e koalicioneve.

Ndër të tjera ai është shprehur se sipas propozimit të Ramës nga 100 deputetë vetëm 40 do të zgjidheshin nga qytetarët, pjesa tjetër do të zgjidhej nga partitë.

Pjesë nga deklarata e Bardhit

Opozita e Bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Opozita ka propozuar dje që palët të bien dakord për të hapur listat 100%, pa kufizime, duke mbajtur në fuqi koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve, sic është aktualisht në fuqi.

Ky është një qëndrimi i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithcka në lidhje me zgjedhjet. E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse cdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa rreshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion.

Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutes që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor.

Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar Marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen.

Pas kësaj ,Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Si gjoja hapja gjysmake e listave, edhe pretendimi se koalicionet parazgjehdore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë, janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të jusitifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave, pra pjesa fituese, vazhdon të përzgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, pra listat humbëse, të jenë të hapura, pra zgjidhen nga qytetarët.

Kjo do të thotë që sipas formulës së Edi Ramës pjesën dërrmuese fituese të deputetëve ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Pra, rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar të jenë nga listat e mbyllura dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese, pra me lista të hapura.

Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar.

Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe Qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH