Aktualitet

Bardhi zbardh detaje nga mbledhja e opozitës për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Bardhi zbardh detaje nga mbledhja e opozitës për Reformën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka folur për mediat pas mbledhjes së opozitës dhe aleatëve të saj për Reformën Zgjedhore.

Në deklaratën e tij ai tha se opozita ka propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër.

"Dua të theksoj që mbledhja e grupeve të ekspertëve të opozitës është një tregues i qartë i angazhimit të opozitës për reformën zgjedhore. Kemi propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër. Maxhoranca duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunimin e opozitës. Bundestagu kërkon një reformë zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjithëve”, deklaroi Bardhi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH