Aktualitet

Bardhi: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota sesa PS

               Publikuar në : 21:15 - 29/06/20 liberale

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së duke folur për ndryshimet statutore për kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie, tha se do të jenë anëtarët e partisë që do të përzgjedhin emrat. Faza përzgjedhëse u shpreh z. Bardhi do të përmbyllet më 30 shtator.

“Do të ketë propozime nga anëtar, seleksionim nga komisioni vlerësimi me 5 anëtar që ende nuk është formatuar. Ka pasur kontakte me disa themelues të PD, mes të cilëve dhe Genc Ruli për të qenë pjesë e këtij komisioni pasi do të përbëhet nga individë që nuk kanë ambicie personale. Më pas do të ketë vendimmarrje nga ana e Kryesisë dhe më pas lista do të miratohet nga Këshilli Kombëtar”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Gjatë intervistës në “Ilva Now”, z. Bardhi foli dhe për sondazhet, ku sipas tij PD del parti me mbështetje më të madhe se sa PS.

“PD në këtë moment sipas sondazheve është mbi PS, por kjo nuk ka të bëjmë e PD apo PS. Koalicionet janë aktualisht në ligj dhe do të duhet dakordësi mes palëve për të pasur një ndryshim të rregullave të lojës. Opozita ka marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje”, tha ai.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back