Aktualitet

Bardhi: Rishikimi i reformës territoriale, prioritet absolut i PD-së

               Publikuar në : 14:31 - 21/01/20 ro ot

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nga Qarku i Korçës ka thënë se reforma territoriale ka dështuar dhe rishikimi i saj do të jetë prioritet absolut i PD.

Sipas tij, kjo reformë e votuar në mënyrë të njëanshme ka dëmtuar rëndë qytetarët, të cilët janë brakstisur.

“Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.

Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!”, tha Bardhi./Gazeta Liberale

<
>
b6c33488-b965-4b62-ac93-f715fe4b0ae6 4a5c5d96-90de-47af-b337-3fe8b2a22a23 gfh 85e1bb3d-de21-466f-bb75-8336100a1f84 322e2e3a-4dcd-4177-ad63-eef0f051dfc7 aa3152a4-999c-460b-ab2d-9d6c0e12efd4 b3880dd8-1454-4567-93d5-d4c17f67725a c516d81a-1d2c-4474-bf4e-109eefdb25ac e1192ff2-8176-4883-b8f3-9a29e823746a

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back