Aktualitet

Bardhi replikon me Ramën: Mbulon dështimet me videomontazhe

Shkruar nga Liberale
Bardhi replikon me Ramën: Mbulon dështimet me videomontazhe

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas videos që kryeministri Rama publikoi në Instagram. Bardhi thotë se Rama po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga dëshmitet me sajesa banale dhe videomontazhe.

"Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.

Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!", shkruan Bardhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH