Aktualitet

Bardhi- Ramës: Vetëm një hajdut si ti mund ta quaj normale vdekjen

Shkruar nga Liberale
Bardhi- Ramës: Vetëm një hajdut si ti mund ta quaj normale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Edi Rama në lidhje me hedhjen e pacientëve të infektuar nga spitalet Covid.

Sipas tij, vetëm një hajdut i pashpirt mund t’i quaj normale vdekjet e qytetarëve, ndërsa kërkon nga qeveria që të ndalë vjedhjet e parave dhe t’i çojë ato për pajisje mjekësore.

Vetem nje hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetareve. Edhe sa njerez duhet te vdesin vetem e vetem se ti refuzon te ndalesh vjedhjen dhe ti cosh parate per paisje mjekësore, per shtim te stafit dhe kapaciteve mjekesore dhe per te ndihmuar qytetaret te blejne ilacet e shtrenjta anti COVID”- shkruan ai.

Reagimi vjen pasi kryeministri Rama deklaroi se në Itali janë vetëvrarë 71 persona dhe askush nuk është marrë me to.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH