Aktualitet

Bardhi: Rama kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Rama kërkon të vjedhë Shqipërinë për

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, prej nga kryeministri Rama kërkoi një mandat të tretë.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se nuk ka asnjë të re nga PS, pasi Rama po kërkon të vjedhë për herë të tretë Shqipërinë.

Postimi i plotë

Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët.

Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s'di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.

Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.

Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin.

Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.

Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH