Politike

Bardhi: Që t’i shërbejmë Shqipërisë, duhet të pastrojmë zyrat…

               Publikuar në : 19:49 - 17/08/19 R Liberale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri.

Sipas tij, janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin.

E kundërta thotë Bardhi,  është propagandë kundër interesit publik.

As informaliteti nuk po luftohet sipas tij, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit.

Bardhi: Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë.

Reagimi erdhi pas postimit të Ramës në facebook për aksionin e socialistëve në bashkitë e djathta për pastrimin e pirgjeve të mbeturinave që sipas tij kishin lënë kryebashkiakët e djathtë në qytete.

Më vonë Rama bëri një tjetër postim mbi aksionin e informalitetit në Sarandë.

(Visited 53 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *