Aktualitet

Bardhi: Protesta e 8 janarit ka si qëllim bunkerizimin e PD-së

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Protesta e 8 janarit ka si qëllim bunkerizimin e PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se Sali Berisha po përpiqet t’i mbivendoset vendimeve të Kuvendit të 18 Dhjetorit me dhunë dhe retorikë përçarëse.

Sa i përket protestës së thirrur nga lideri historik i demokratëve më 8 Janar para selisë së PD-së, Bardhi tha se ka vetëm një qëllim: bunkerizimin e PD-së.

“Kjo protestë e thirrur ka vetëm një qëllim, të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Sali Berisha dhe familja e tij. Që prej 9 Shtatorit nga goja e Berishës keni dëgjuar gjithë çfarë lloj gënjeshtrash për ta kthyer PD në mburojë dhe bunker të halleve të tij”, tha Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH