Aktualitet

Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend: Sa herë drejtoni seancën krijoni situata tensioni

Shkruar nga Liberale
Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend: Sa herë drejtoni

Deputeti i Partisë Demokratike, Gament Bardhi ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn.

Bardhi i ka kërkuar Felajt që të seanca në Kuvend të kthehet në normalitet, duke e akuzuar se, sa herë që e drejton ajo krijohen situata tensioni.

Bardhi: Sa herë drejtoni seancën krijoni situata tensioni. Një javë më parë u ndryshua radha, ndërsa sot nuk e lejoni. Tani ktheni seancën në normalitet. Kolegia Hoti i ka dhënë radhën jo kohën. Ktheni seancën në normalitet të flasim edhe ne të tjerë. Çfarë nevoje ka të krijohen situatë të tilla?

Felaj: Rregullorja është rregullore. Ne të ndërmjetësojmë dhe dy vetë nga ju ngjitur me njëri tjetrin të merreni vesh. Lojërat që bëni me njëri tjetrin nuk mund t’ia kërkoni as drejtuesit të seancës e as grupit të PS. Tani ju lutem mos flisni nga vendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH