Aktualitet

Bardhi nxjerr videon: Rama, përgjegjës për përfshirjen e krimit në...

Shkruar nga Liberale
Bardhi nxjerr videon: Rama, përgjegjës për përfshirjen e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se kryeministri i vendit, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

Në një postim në "Facebook", Bardhi shkruan se 5 kryebashkiakët ilegjitimë të denoncuar nga PD, janë vetëm maja e ajsbergut.

"Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin. 

Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës. 

#KushEshteiRadhes#RamaIk#MjaftMeMashtrime#KrimiRama#LigjiAntiRama#RamaDeshtoi", shkruan Bardhi./Gazeta Liberale

https://youtu.be/KvHg5eCmD_8

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH