Politikë

Bardhi nxjerr foton e të akuzuarve nga SPAK dhe ironizon Kongresin e PS: Për këtë arsye "objektive" diskutimet bëhen online

Shkruar nga Liberale

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve.

Ai ka publikuar fotografitë e 12 ish-kryebashkiakëve dhe ish-deputetëve që janë hetuar nga SPAK.

“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës”. Për arsye “objektive” diskutimet do të zhvillohen online!", shkruan Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH