Aktualitet

Bardhi në Elbasan: Mos u besoni politikanëve që u mashtrojnë

               Publikuar në : 19:04 - 02/03/21 liberale

Drejtuesi Politik për Elbasanin, Gazment Bardhi zhvilloinjë takim me banorët e fshatit Bixellë. Ai deklaroi para tyre, se braktisja totale nga qeveria i ka thelluar problemet dhe se për çdo shërbim që duan të kryejnë, ata detyrohen të shkojnë në Elbasan.

Demokrati i siguroi banorët se reforma administrative do të rishikohet. Ai deklaroi se fshatrat e harrura dhe në distancë, duhet të kenë njësinë e tyre afër.

“Ne do të kërkojmë konsensus maksimal edhe nga opozita nesër, pas 25 prillit që ta rishikojmë ndarjen territoriale. Nëse nuk do të ketë konsensus, do ta bëjmë me referendum.”

Bardhi iu kërkoi banorëve që të mendohen dhe të reflektojnë përpara 25 prillit dhe të mos iu japin më besim politikanëve që sipas tij mashtrojnë dhe punojnë për interesat e tyre.

“Plani i PD, parashikon subvencion për Bujqësinë dhe Blegtorinë, duke zhdukur burokracinë e NIPT-eve dhe dokumenteve që i kanë lodhur banorët e fshatit. Do të mjaftojë vetëm karta e identitetit, dhe mbështetja financiare do të jetë sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive.”

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back