Aktualitet

Bardhi në Elbasan: Do të nxjerrim fshatin nga mjerimi

Shkruar nga Liberale
Bardhi në Elbasan: Do të nxjerrim fshatin nga mjerimi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u ndal këtë të mërkurë në disa nga fshatrat e Elbasanit, për të paraqitur programin elektoral të PD.

Bardhi premtoi se PD do të zhbëjë reformën territoriale dhe se do të nxjerrë fshatin nga mjerimi.

“Ne do ta zhbëjmë Reformën Territoriale, nuk ka nevojë për 450 njësi administrative sa ç’ishin para 2015-ës, por 120 deri në 150 njësi administrative Shqipëria ka nevojë. Do të tentojmë ta bëjmë me ligj dhe na duhen 84 mandate. Përqendrimi ynë është të nxjerrim fshatin nga mjerimi, sepse po nxorëm fshatin nga mjerimi kemi nxjerrë 50% të popullsisë. Braktisja ka ardhur prej dy faktorësh, e para, i konsiderojnë njerëzit si dele, i varfërojnë me idenë që të vijnë t’i blejnë ditën e votimit. Prandaj e kanë braktisur fshatin dhe Elbasanin për tetë vite dhe e dyta bënë Reformën Territoriale me idenë që do kishin më shumë mundësi për investime, ju vunë disa taksa shtesë, ju mbytën me gjoba. Ju rrisin taksat dhe i çojnë tek Bashkia e Elbasanit që ai të ndërrojë pllakat. Rama tha se ka shpërndarë 95 milionë euro vitin që shkoi. I ka marrë Bullai, i ka marrë Gjergj Luca dhe i kanë marrë shokët e Taulant Ballës", tha Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH