Aktualitet

Bardhi: Kemi humbur 10-fishin e vendeve të punës nga pandemia

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Kemi humbur 10-fishin e vendeve të punës nga pandemia

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Sipas tij, gjendja nga pandemia është shumë e rënduar, pasi po mbyllen bizneset dhe vendet e punës, ndërsa e gjitha kjo është shkaktuar nga qeveria dhe kryeministri i dështuar.

"Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.

Gjendja është shumë e rënduar mga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe, bashkë me to, edhe vendet e punës.

Kemi humbur 10fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe", shkruan Bardhi në Facebook. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH