Aktualitet

Bardhi kallëzon në SPAK anëtarët e komisionit të Kuvendit të 11 dhjetorit

Shkruar nga Liberale

Partia Demokratike kallëzon në SPAK zyrtarë të partisë për falsifikimin e vulës së PD. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe sekretarët Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Në një njoftim për mediat , PD sqaron se bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Sipas selisë blu thuhet se këta janë persona që kanë funksionë në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Të kallëzuar e PD në SPAK ishin anëtarë të komisionit të Kuvendit Kombëtar të mbajtur në 11 Dhjetor, kuvend në të cilin u morr vendimi për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe kupolës drejtuese në PD. Një ditë më parë Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku mori vendimin për shkarkimin e kreut të këtij institucioni dhe disa anëtarëve të kryesisë.

Mbledhja e djeshme nga Komisioni për Rithemelimin e PD u quajt nul dhe këto vendime sipas tyre nuk mund të jenë të zbatueshme, pasi Lulzim Basha është shkarkuar në 11 Dhjetor nga detyra e tij si kryetar i PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH