Aktualitet

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Reforma nuk ngjan me traun e doganës

Shkruar nga Liberale

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratve të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila më herët tha PD dhe Basha duhet të presin zgjedhjet e ardhshme, pasi ato të parakohshmet nuk do të realizohen kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Spiropali duhet t'i mësojë Ramës se Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun  e doganës.

Sipas tij, Reforma e vërtetë zgjedhore nuk do të kalojë kontrabandë, për t'i hedhur hi syve shqiptarëve.

Postimi i plotë

Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të ??, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të ??&??. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.

Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH