Aktualitet

Bardhi i përgjigjet Ramës: Procesi ynë, model për rajonin

               Publikuar në : 18:47 - 21/10/20 liberale

Partia Demokratike reagoi pas sulmeve të hedhura nga kryeministri Edi Rama për procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD nga anëtarësia.

Në “Twitter”, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e cilësoi procesin e votimit si model për rajonin, ndërsa për Ramën, tha se thjesht është i shqetësuar e di që qytetarët do të votojnë PD.

E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota.

Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS. Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu”, shkruan Bardhi.

Bardhi publikoi edhe deklaratat e disa partnerëve ndërkombëtarë, që sipas saj kanë asistuar në procesin e votimit dhe e vlerësojnë atë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back