Aktualitet

Bardhi: Fieri, parajsë krimi, banorët të pasigurtë për të ardhmen

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Fieri, parajsë krimi, banorët të pasigurtë për

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me struktuarat e PD-së në qarkun e Fierit, ku ndanë së bashku problemet nga qeversija aktuale. Në një postim në "Facebook", Bardhi shkuan se aty gjeti tegtarë dhe qytetarë të friksuar për të ardhmen e tyre.

Postimi i plotë

Në vend që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit.

Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht.

Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1121015,1121013,1121014,1121016,1121017,1121018,1121019"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH