Aktualitet

Bardhi: E turpshme përgjigia e Ramës për Yuri Kim

Shkruar nga Liberale
Bardhi: E turpshme përgjigia e Ramës për Yuri Kim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se është e turpshme dhe e dëmshme përgjigjja e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesës së ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, për mos përfshirjen në lista të kriminelëve.

Sipas bardhit, përgjigjia e Ramës është e turpshme dhe e dëmshme përs statusin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Më herët kryeministri Rama i ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Postimi i plotë i Bardhit

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH