Aktualitet

Bardhi: Do të ketë zgjedhje të parakohëshme

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Do të ketë zgjedhje të parakohëshme

Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e të kryetarëve të bashkive që para kandidimit të tyre. Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi teksa nënvizoi se kjo është edhe një nga arsyet se kreu i qeverisë ka qenë në dijeni të paligjshmërisë së 30 qershorit

Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do tu kërkohej”, tha Bardhi në një studio televizive.

Ai ritheksoi se opozita nuk ka hequr dorë nga aksioni për të realizuar zgjedhje të parakohshme.

Nuk ka asnjë tërheqje nga aksioni as nga opozita e bashkuar dhe as nga PD, dhe për rrjedhojë as nga kryetari Basha”, deklaroi ai.

Bardhi pranoi gjithashtu se ka dakordësi mes palëve për të shkuar përtej rekomandimeve të OSBE-së.

Duhet vullnet politik sepse mund të preken edhe ligje të tjera përpos kodit zgjedhor. Ka dakordësi mes palëve për të shkuar përtej rekomandimeve të OSBE-së. Nëse pranohen të gjitha kërkesat që opozita ka bërë në tryezën politike garatohen standarde minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Bardhi tha se PD dhe opozita janë të angazhuar për të përmbushur një nga kushtet kryesore të Bundestagut siç është reforma zgjedhore. Kjo do të pasohet tha ai me zgjedhje parlamentare dhe lokale duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut që është testimi i reformës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD paralajmëroi edhe publikimin e një rasti tjetër kryebashkiaku që po verifikohet pasi janë konstatuar shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe së shpejti do të bëhet publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH