Aktualitet

Bardhi: Dalin gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Dalin gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për maskat mbrojtëse, teksa ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu se gënjejnë njerëzit në lidhje me situatën reale me koronavirusin.

Në një postim në Facebook, teksa shpërndan një video, Bardhi shkruan se gënjeshtrat e qevrisë po dalin ngadalë dhe rasti më i fundit është për viktimën në Durrës.

"Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!

Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.

Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.

Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.

As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë.

Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës", shkuan Bardhi/Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221760519311910/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH