Aktualitet

Bardhi: Berisha nuk mund të fshihet më, ndërkombëtarët po flasin me zë të lartë

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Berisha nuk mund të fshihet më, ndërkombëtarët

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit që mbajti ish-kryeministri Berisha, në lidhje me deklaratën e deputetit gjerman, Gunther Krichbaum. Në një postim në Twitter, Bardhi shkruan se Berisha duhet të dëgjojë ndërkombëtarët dhe të ndalë pengmarrjen e PD-së, për interesat e tij personale.

Sipas tij, pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë po flasin edhe partnerët europianë, për rrezikun e izolimit të Partisë Demokratike.

"Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët europianë po flasin me zë të lart për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD...

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës", shkruan Bardhi.

Kujtojmë që gjatë një konference për mediat, këtë premte, Berisha u pyet për deklaratat e deputetit gjerman.

“Së pari shumë thjesht, ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj. Por cili është komenti im. Keqardhje që një deputet i Bundestagut i lejon vetes se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë mbi një vendim që është faktuar që është marrë nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Soros. Ftoj zotin Krichbaum që të marrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij, nëse mund të gjejë një provë të vetme, për të faktuar atë shpifje dhe trillim të Xhorxh Sorosit, unë do ta vlerësoja”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH