Aktualitet

Bardhi: 6 vjet pas reformës, drejtësia me zero rezultat për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë

Shkruar nga Liberale
Bardhi: 6 vjet pas reformës, drejtësia me zero rezultat për

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vlerësoi si të dështuar Reformën në Drejtësi në 2 objektivat madhore: eficenca dhe dhënia fund e pandëshkushmërisë së zyrtarëve te lartë.

Në fjalën e tij, Bardhi u shpreh se nëse vazhdohet me njëjtën njësi matëse apo vlerësuese për arritjet e reformës në Drejtësi, edhe në vitin e 16 të zbatimit të saj, do quhet sukses fakti që po plotësohen gjykatat.

“Për fat të keq edhe përse kemi hyrë në vitin e gjashtë të zbatimit të refiormës në Drejtësisë ka zero rezultate në raport me të dy objektivat madhore që kishte Reforma në Drejtësi. Jam i sigurt se nëse vazhdojmë me të njëjtin njësi matëse apo vlerësuese për arritjet e reformës në Drejtësi edhe kur të jemi në vitin e 16-të të zbatimit të Reformës, do të vazhdojmë të quajmë “sukses” faktin që po plotësojmë gjykatat e Apelit.

Siç merr në konsideratë edhe raporti i Progresit, Gjykata e Apelit ka një numër sa gjysma e gjyqtarëve që do të duhej të kishin dhe kjo ka sjellë të kundërtën e asaj që prisnin qytetarët, një drejtësi me cilësi dhe në kohë të shpejtë”, tha Bardhi në takimin e Këshilit Kombëtar të Integrimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH