Aktualitet

Bardh Spahia: Vatra të COVID-19 janë spitalet e institucionet

Shkruar nga Liberale
Bardh Spahia: Vatra të COVID-19 janë spitalet e institucionet

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi situatën e pandemisë së COVID 19 në vendin tonë.

Spahia tha se spitalet dhe institucionet shtetërore janë bërë vatra kryesore e përhapjes së virusit dhe jo protestat apo grumbullimet qytetare.

“Ka mungesë të thellë përgjegjshmërie në përballimin e situatës, mungojnë pajisjet dhe mjetet mbrojtëse minimale, bazike. I gjithë sistemi shëndetësor gjendet i zbuluar sa i përket mjeteve mbrojtëse. Nuk duhet të shohim vetëm infektivin por shoferët e ambulancave i ke krejtësisht të pambrojtur. QSUT është vetë problemi më i madh, ka infektime në disa reparte tek sëmundjet interne, Francezi etj.

COVID 19 po përhapet frikshëm edhe te institucionet shtetërore. Janë prekur disa punonjës në kryeministri, pavarësisht se u tentua të izolohej, të fshihej lajmi. Procesi i gjurmimit të rasteve ka dështuar me kohë. Nga Rezultoi se s’ka asnjë të prekur nga protestat deri më tani. Pra s’ka fakte që ndonjë prej pjesëmarrësve në protesta të jetë infektuar. Vatrat janë institucionet shtetërore dhe shëndetësore. Aty duhet të fokusohet shëndetësia, aty të marrë masa, të mbrojë personelin në radhë të parë. Historiku i gjurmimit të rasteve me COVID 19 nuk na çon te protesta, por të spitalet e institucionet e shtetit. Ato janë vatra më e rrezikshme”, u shpreh ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH