Globi

Barazi prindërore, Spanja u jep baballarëve 16 javë leje

Shkruar nga Liberale
Barazi prindërore, Spanja u jep baballarëve 16 javë leje

Qeveria spanjolle ka dhënë leje prindërore të barabartë të dy prindërit, duke arritur në vendin e katërt, për sa i përket barazisë gjinore, dhe ka kapërcyer vendet e Evropës Veriore, para së gjithash Finlandën e drejtuar nga gratë.

Futja e dispozitave të reja pason zbatimin e një dekret-ligji të miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars të 2019-ës, i cili gjatë dy viteve të fundit ka rritur gradualisht lejen në dispozicion të baballarëve. Në fillim të vitit 2020, kaluan nga 8 në 12 javë për të arritur më pas 16.

Kjo parashikon që të dy prindërit duhet të ndajnë gjashtë javët e para, ndërsa dhjetë të ardhshmet, vullnetarisht, do të jetë e mundur t’i përdorin ato me kohë të pjesshme, me kohë të plotë ose me alternim.

Edhe pse është një hap për t’u patur zili, ky ligj është shoqëruar me kritika.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH