Aktualitet

Banka e Shqipërisë: 3% e familjeve shqiptare, më shumë se 2 prona të patundshme

Shkruar nga Liberale
Banka e Shqipërisë: 3% e familjeve shqiptare, më shumë

Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022, të realizuar në 1205 familje, rezultojnë se 94 % e tyre zotërojnë deri në 2 prona të patundshme, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Sipas këtij raporti, pronat e patundshme që disponojnë shumica e shqiptarëve janë kryesisht shtëpi banimi.

3 % e familjeve shqiptare kanë më shumë se 2 prona të patundshme, të përbëra nga shtëpi dhe tokë ose dyqan.

Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, në lidhje me gjendjen financiare dhe huamarrjen të familjeve shqiptare vetëm 6 % e tyre nuk kanë asnjë pronë.

Po ashtu në grupin e familjeve që zotërojnë pasuri financiare, rezulton se “depozitat/llogaritë bankare” mbeten lloji  kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të kampionit të familjeve (71% e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (79% e rasteve të raportuara).

Krahasuar me periudhën paraardhëse, janë rritur peshat specifike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH