Aktualitet

Banka Botërore, 64.6 milionë euro investim për zhvillimin e bujqësisë

Shkruar nga Liberale
Banka Botërore, 64.6 milionë euro investim për zhvillimin e

Impuls i Fuqishëm për Bujqësinë.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka ndarë vendimin më të fundit të Bankës Botërore, për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vendin tonë.

Enio Jaço përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se  bëhet fjalë për një investim prej 64.6 milionë euro për bujqësinë ku edhe janë të përcaktuara prioritetet e këtij investimi.

Kredia e Bankës Botërore për Shqipërinë: Një Hap Drejt Prosperitetit në Bujqësi por dhe Provë mbi Produktivitetin. Investimi prej 64.6 milionë euro përfaqëson një moment transformues për bujqësinë shqiptare. Investimi synon:

Të zgjerojë aksesin në treg dhe sigurinë ushqimore

Të modernizoje qeverisjen, bazuar në te dhena

Pikat kryesore:

26.8 milionë euro për një sistem ujitje më të avancuar - duke kaluar nga kanale të hapura në sisteme të presionizuar, dhe instalime fotovoltaike për të luftuar dëmet nga ndryshimet klimatike.

20.3 milionë euro për të ngritur sigurinë dhe cilësinë e ushqimit që të plotësojë kriteret vendase dhe të eksportit.

13.82 milionë euro për të përmirësuar rrjetet e distribucionit dhe për të promovuar produktet vendase.

3.68 milionë euro për të krijuar një mekanizëm mbikqyerjeje të fortë për progresin bujqësor dhe rural.

Ndërsa ky investim është një shteg drejt standardeve më të larta bujqësore, ai gjithashtu sjell një sfidë të madhe: të rrisë ndjeshëm produktivitetin bujqësor të Shqipërisë, aktualisht ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Për të arritur këtë, Shqipëria duhet të rrisë konkurrueshmërinë produktet te saj, në standarde të ngjashme me Europën.

Çelësi për të arritur këtë standard është bashkëpunimi mes sektorit publik dhe privat. Farat e prosperitetit po mbillen. Le te shohim tani prodhimin! /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH