Aktualitet

Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda 82-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda 82-vjeçari

Një 82-vjeçar ka gjetur vdekjen brenda banesës së tij, pasi ajo u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është shtetasi me inicialet S. D., ndërsa zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Këlcyrë/Informacion Paraprak

Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH